A do godasë Cikalleshi shtyllën? Tani vjen si bast

 

Një lajm surprizë vjen nga një kompani bastesh për të gjithë tifozët shqiptarë.

Kompania e basteve “Llotosport” përveç koeficentëve që ka nxjerrë për 3 rezultatet e ndeshjes Shqipëri-Serbi ka vendosur edhe një koeficent vetëm për sulmuesin kuq e zi, Sokol Cikalleshi, nëse do të godasë shtyllën edhe ndaj Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompania “Llotosport” e vlerëson me koeficientin 6 nëse Cikalleshi godet shtyllën apo jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja ndeshjet kur Cikalleshi ka goditur shtyllën.

Itali– Shqipëri 0-1: Në minutën e 36-të Cikalleshi gjuan nga 30 metra me të djathtën dhe topi përplaset në shtyllë.

Shqipëri – Armeni 2-1: Në minutën e 34-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Cikalleshi lëshon një “predhë”, topi përplaset në shtyllë dhe del jashtë. Në minutën e 73-të, përsëri Cikalleshi gjuan me të majtën nga 20 metra dhe përsëri shtylla i mohon golin.

Shqipëri – Portugali 0-1: Në minutën e 75-të sulmuesi Cikalleshi gjuan nga 25 metra, topi devijohet nga Pepe dhe topi përplaset në traversë…./Albeu

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?