A do të luajë Neymar kundër Dortmund? Kapiteni i PSG-së flet hapur

Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva, ka siguruar tifozët se bashëkkombasi i tij, Neymar, do të jetë në fushën e lojës përballë Borussia Dortmund, sfidë e vlefshme për Champions League.

“Nuk jemi aspak të shqetësuar. Do ta përballojmë ndeshjen ndaj Dortmund me një shpirt ndryshe. Duhet të qëndrojmë optimistë. Të martën, do të jemi të kujdesshëm dhe të japim më shumë se 100%, duke tentuar të sjellim rezultat pozitiv në shtëpi.

A do të luajë Neymar? Ai është mirë, është stërvitur më së miri këtë javë dhe jam i sigurt që do të jetë në fushën e lojës”, tha kapiteni Thiago Silva.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?