A do të luhet ndeshja Juventus-Napoli? ASL jep vendimin
Napoli pasditen e sotme do të niset normalisht drejt Torinos për ndeshjen ndaj Juventusit. ASL në Napoli vendosi që janë respektuar të gjitha rregullat për frenimin e infektimit.
Pas raundit të fundit të tamponëve, rezultoi pozitiv te “Të Kaltrit” portieri Alex Meret dhe një pjesëtar i stafit. Edhe me shumë mungesa Insigne me shokë do të sfidojnë nesër skuadrën torineze, ndërkohë që kujtojmë që nuk do të kenë në stol as trajnerin Spalletti, gjithashtu të infektuar.
Nëse nuk do të ketë ndonjë kthesë të papritur në orët në vijim, ndeshja Juventus-Napoli do të luhet normalisht në “Allianz Stadium”. Kujtojmë që sezonin e kaluar ASL nuk e lejoi klubin e Napolit që të udhëtonte, duke i dhënë fitoren në tavolinë bardhezinjve, por që do të anulohej më vonë dhe do të riluhej. /R.Lika-Koha Jonë/