A do të transferohet Salah te Bayerni? Në Gjermani zbulojnë të vërtetën e situatës
E ardhmja e Mohamed Salah vijon të mbetet në qendër të vëmendjes në tregun europian të transferimeve. Sulmuesi i Liverpoolit pritet të largohet në fund të sezonit, teksa kontrata e tij po shkon drejt fundit.
Megjithatë, një nga pistat e përfolura duket se është mbyllur. Sipas raportimeve të Bild, Bayern Munich nuk është i interesuar për të siguruar shërbimet e yllit egjiptian.
Drejtuesit e klubit bavarez kanë vendosur të ndjekin një strategji tjetër për repartin ofensiv, duke u fokusuar te lojtarë më të rinj dhe projekte afatgjata. Kjo qasje përjashton, të paktën për momentin, një operacion të madh financiar për një lojtar me profilin e Salah.
Nga ana tjetër, interesi për 31-vjeçarin mbetet i lartë. Klube nga Arabia si dhe disa emra të mëdhenj të futbollit europian vazhdojnë ta monitorojnë situatën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

