FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A është provokuar Crvena Zvezda në Tiranë? Stankovic: Asnjë problem

Trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankovic, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes që ekipi serb do të luajë ndaj Tiranës mbrëmjen e nesërme, tha se nuk ka pasur asnjë provokim ndaj ekipit të tij.

“Nuk kemi pasur asnjë problem, nuk e di çfarë shkruhet në media. Unë kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër. Gjërat e tjera nuk më interesojnë. Nëse unë mendoj se duhet ta ndaloj ndeshjen, e ndaloj. Futboll është luajtur para kësaj ndeshje, do të luhet edhe pas kësaj ndeshje. Do të shohim si do të shkojë takimi”, tha ish-mesfushori i Interit.

Nga ana tjetër, ai shtoi se ”Në radhë të parë, të vjen keq që nuk ka tifozë, pasi ata janë një pjesë shumë e rëndësishme e futbollit. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, ne jemi përgatitur përpara maksimalisht, e kemi studiuar kundërshtarin. Jemi përgatitur për të gjitha skenarët. Mendoj se Tirana është një ekip i ri dhe shumë i organizuar, ka shpejtësi dhe një bllok shumë të mirë, e treguan edhe në ndeshjen kundër Dinamo Tbilis. Me sa kam kuptuar unë, trajneri i Tiranës ka marrë rolin e favoritit. Nëse ju mendoni se ne jemi favorit, atëherë jam dakord me ju (qesh)”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?