A ka luajtur Xhaka i dëmtuar ndaj Anglisë? Mjeku i Zvicrës sqaron gjithçka

Walter O. Frey, mjeku i kombëtares së Zvicrës foli për lajmet që qarkulluan së fundmi, ku shkruhej se Xhaka ka luajtur i dëmtuar ndaj Anglisë.

“Nga ana fizike nuk është një dëmtim i madh, por të aktivizohesh për aq shumë minuta me atë problem më kofshë nuk është e lehte. Dhimbja e atij dëmtimi është e fortë pasi duket sikur dikush të ngul një thikë.

Shanset që të ketë dëmtuar të tjerë muskuj nuk janë të mëdhenj. Por nëse çalon si një 85-vjeçar ditët pas ndeshjes nuk duhet të habitet pasi ka vendosur trupin e tij nën stres të madh”, deklaroi Frey.

 

SHKARKO APP