A refuzohet Gjermania! Talenti Avdiaj: Ëndrra ime Shqipëria, krah Lorik Canës (Foto)

Shalke 04’ e vlerëson atë si një ndër lojtarët më të talentuar që ka nxjerrë vitet e fundit, madje nuk preferon të futet në bisedime me klube të tjera, për t’i shitur kartonin, nëse nuk përmendet shifra prej 50 mln euro, aq sa klubi beson se vlen Dionis Avdiaj. Por cila do të jetë e ardhmja e tij në ekipin përfaqësues? Avdiaj, 19 vjeç, ka lindur në Gjermani dhe ka fituar nënshtetësi gjermane, duke lujatur me ekipet përfaqësuese të moshave të gjigantit europian, ndërkohë që është me origjinë kosovare. Ai ka folur më në fund rreth kësaj çështje, dhe thotë se e ka refuzuar Gjermaninë A, me ëndrrën e madhe që një ditë të veshë fanellën kuqezi, krah kapitenit Lorik Cana. – “Para Kampionatit Botëror e kam refuzuar Kombëtaren e Gjermanisë për Shqipërinë, edhe pse në atë kohë nuk isha i kontaktuar nga Federata e Futbollit të Shqipërisë. Tani për tani nuk dua që të luajë te kategoritë e reja të Kombëtares së Shqipërisë, sepse dua të fokusohem plotësisht te skuadra ime. Ëndrra ime është që një ditë të luajë për Kombëtaren A të Shqipërisë, përkrah kapitenit Lorik Cana”, ka deklaruar Avdijaj. Talenti me origjinë shqiptare është huazuar nga Schalke 04 te skuadra e Sturm Grazit në Austri dhe shënoi një gol në miqësoren e kaluar, në ndeshjen e parë me ekipin e tij të ri. Pas kësaj deklarata dhe nisur nga fakti se FSHF e ka kontaktuar atë gjatë muajve të kaluar, prite që fillimisht Avdiaj të pajiset me nënshtetësi shqiptare, me anë të procedurave të përshpejtuara dhe në një të ardhme të shpejtë të thirret nga Gianni de Biasi, gjithnjë nëse arrin të bëhet pjesë e Sturm Grazit gjatë këtij sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?