A rrezikon Arteta shkarkimin nëse nuk fiton titullin?

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, mund të rrezikojë pankinën nëse dështon sërish të fitojë titullin kampion në Angli. Ish-sulmuesi legjendar i Premier League, Alan Shearer, ka deklaruar se tekniku spanjoll mund të jetë në shënjestër të klubit nëse Arsenal e mbyll sezonin për herë të katërt radhazi në vendin e dytë.

Debati u nxit pas barazimit 2-2 me Wolverhampton Wanderers, ku londinezët shpërdoruan avantazhin 2-0. Bukayo Saka kaloi Arsenalin në avantazh që në minutën e pestë, ndërsa më pas epërsia u dyfishua. Megjithatë, vendasit reaguan dhe në minutat shtesë shënuan golin e barazimit pas një gabimi në mbrojtje.

Ky rezultat e lë Arsenalin vetëm pesë pikë përpara Manchester City të drejtuar nga Pep Guardiola, duke rritur presionin në garën për titull. Analistët në “The Rest Is Football” theksuan se një tjetër sezon pa trofe mund ta vendosë Artetën në një situatë të vështirë për të ardhmen e tij në klub.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?