Abazaj: Do largohem nga Kukësi, jam pranë ekipit të ri!
Kristal Abazaj po kalon një formë fantastike, teksa edhe ndaj Partizanit shënoi një gol shumë të bukur. Në intervistën pas ndeshjes, sulmuesi konfirmoi se është pranë një ekipi të ri në verë.
“Ndeshja tregoi që isha në një formë të mirë, ishte e dyta që shënoj në pak ditë. Jam shumë i lumtur për 3 pikë. Partizani e nisi më mirë dhe ishin fizikisht më mirë se ne, por për fat të mirë, arritëm të shënonim të parët. Çdo ndeshje po e marrim një nga një. Po të vazhdojmë kështu deri në fund pse jo. Futbolli është i pabesueshëm.
Nuk do rri edhe një sezon te Kukësi, dihet që do largohem. Jemi shumë afër me ekipin e ri. Pritet ta mbyllim së shpejti. Nuk e di me emër akoma ekipin e ri. Menaxheri më tha që kishim 2-3 vlerësimi, nuk e di”, u shpreh Abazaj.