Abazaj shënon në Turqi, Rroca lë gjurmë me asist (VIDEO)

Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca  po spikasin në Ligën e Parë turke, teksa Istanbulspori rikthehet te fitorja, pasi mposhti Eskisehirspor me rezultatin e pastër 3-0.

Të dy shqiptarët e nisën sfidën si titullarë dhe Abazaj hapi serinë e golave në minutën e 21-të, ndërsa Rroca asistoi në golin e dytë të vendasve, shënuar nga Douf Papa, para se Ergun të shënonte edhe golin e tretë me penallti.

Abazaj qëndroi në fushë për 74 minuta dhe Rroca deri në vërshëllimën finale, ndërsa me këtë fitore Istanbulspor lë pas krahëve barazimin e mesjavës dhe ngjitet në vendin e dytë me 16 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?