Abidal: Largimi i Messit nga Barcelona? Nuk e di, pyeteni vet!

Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal së fundmi ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivo” duke folur për tema të ndryshme. Pas kundërpërgjigjes së Lionel Messit në rrjetet sociale, ai është pyetur për të ardhmen e “Pleshtit”. Abidal ka komentuar edhe një rikthim të mundshëm të Neymar në “Camp Nou”.

“Largimi i Leo Messit nga Barcelona? Duhet t’ia kërkoni atij, shpresojmë që të qëndrojë. Ka thënë që Barcelona është gjithçka për të dhe që dëshiron që të qëndrojë këtu. Janë disa kushte. Po flasim për futbollistin më të mirë në botë dhe nuk është e thjeshtë të rinovosh kontratën me të.

Neymar? Është gjë e mirë që çdo lojtar i madh dëshiron që të jetë me ne. Trajneri Setien ka thënë se do të ishte krenar që të stërvit Neymarin, apo lojtarë të tjerë të nivelit të tij. Planifikimi për të ardhmen nuk është i lehtë. Ne mund të dëshirojmë të gjithë lojtarët më të mirë në botë, po nuk duhet të bëjmë gabime në rritjen e tyre. Ansu Fati është një nga ata lojtarë që ka dhënë shumë deri më tani dhe duhet marrë në konsideratë.

Objektivat e këtij sezoni? Synimi është Champions Lague, që është një sfidë e vështirë, por jo e pamundur, gjithmonë duke pasur parasysh se La Liga është e jona. Është e vërtet që duam që ta rikthejmë Championsin në shtëpi”, deklaro Abidal. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP