Abidal: Rikthimi i Laportas pozitiv. Messi? Vështirë të gjejë më mirë se Barça

Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal, është rikthyer të flasë për situatën e katalanasve. Francezi gjatë një interviste për “Telegraph” komenton rikthimin e Laportës në bordin e klubit si dhe ndalet tek e ardhmja e Messit. Abidal thekson se e kupton idenë e Leos për të provuar një aventurë të re, por nuk e di nëse ka një opsion më të mirë për të se sa Barcelona.

“Unë mendoj se kthimi i Laportës mund të jetë i mirë për klubin sepse ai e di se si funksionon Barcelona. Nëse projekti dhe idetë janë të mira, atëherë nuk kemi pse të shqetësohemi. Messi? Ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe katalanasit janë me fat që e kanë”.

“Leo ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij me Barçën e për këtë arsye është e rëndësishme që ai të mbetet sërish protagonist. Gjithçka në lidhje me të ardhmen e tij do të ndikohet nga ekipi, projekti si dhe idetë e reja që do sjellë bordi i ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kuptoj që pas kaq shumë vitesh në një klub mendon të provojë një aventurë të re, por nuk e di nëse ka një klub më të mirë për të se Barcelona”, përfundon Abidal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?