FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Abissnet Superiore”/ Elbasani skuadra e dytë që siguron matematikisht “Final Four”

Elbasani është skuadra e dytë që siguron matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four” të kampionatit “Abissnet Superiore”, kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt.

Verdheblutë arritën këtë objektiv pas fitores 2-1 në ndeshjen e sotme ndaj Teutës në “Niko Dovana”, duke u ngjitur në kuotën e 59 pikëve dhe duke mbajtur vendin e dytë në renditje.

Me këtë sukses, Elbasani bëhet ekipi i dytë që siguron një vend në “Final Four”, duke vijuar garën për titullin kampion në fazën përmbyllëse të kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?