Abissnet Superiore/ Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 27-të

Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 27-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, bazuar në paraqitjet e futbollistëve dhe rezultateve të skuadrave në këtë javë.

Formacioni më i mirë është ndërtuar sipas skemës 1-3-4-1-2.

Në portë është përzgjedhur Pano Qirko i Partizanit, i cili ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Emiljano Musta (AF Elbasani), David Atanaskoski (Partizani) dhe Arbenit Xhemajli (Egnatia).

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesfusha përbëhet nga Lorenc Trashi (Flamurtari), Fernando Medeiros (Egnatia), Henri Sulovari (Bylis) dhe Xhonatan Lajthia (AF Elbasani).

Në rolin e fantazistit është përzgjedhur Rowan Human (Partizani).

Dy sulmuesit e formacionit më të mirë të javës janë Ahmed Adepoju (Bylis) dhe Alessandro Bolzan (Flamurtari).

Trajneri më i mirë i javës së 27-të është përzgjedhur Oltijon Kërnaja, i cili udhëhoqi Partizanin drejt një fitoreje të rëndësishme ndaj Dinamo City.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?