“Abissnet Superiore”/ Java e dytë luhet në tre ditë, pesë përballjet premtojnë spektakël

Abissnet Superiore” rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së dytë të sezonit 2026–2027. Pesë përballje do të zhvillohen në datat 29, 30 dhe 31 gusht, duke sjellë emocione dhe sfida interesante në stadiumet e vendit.

Java e dytë do të nisë të shtunën, më 29 gusht, me dy takime në orën 18:30: Partizani – KF Laçi, në “Arena Egnatia”, dhe AF Elbasani – Vllaznia, në “Elbasan Arena”.

Të dielën, më 30 gusht, Teuta – Tirana do të luhet në orën 21:00 në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa të hënën, më 31 gusht, do të zhvillohen dy sfidat e fundit të javës: FK Vora – Egnatia, në orën 16:00 në stadiumin Vora, dhe Skënderbeu – Dinamo City, në orën 21:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Java 2
Partizani-KF Laçi, 29.08.2026, 18:30, “Arena Egnatia”
AF Elbasani-Vllaznia, 29.08.2026, 18:30, “Elbasan Arena”
Teuta-Tirana, 30.08.2026, 21:00, “Niko Dovana”
FK Vora-Egnatia, 31.08.2026, 16:00, stadiumi Vora
Skënderbeu-Dinamo City, 31.08.2026, 21:00, stadiumi “Elbasan Arena”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?