Abissnet Superiore/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, më 1 dhe 2 mars.

Laçi-Vllaznia do të hapë siparin e javës së 27-të, me ndeshjen që do të luhet të shtunën në Laç, në orën 14:00. Po atë ditë, në orën 17:00, AF Elbasani do të presë Partizanin në stadiumin “Elbasan Arena”.

Tre ndeshjet e tjera të javës janë programuar për të dielën. Takimi i parë do të zhvillohet në orën 14:00 në stadiumin “Adush Muça”, ku do të përballen Bylisi me Skënderbeun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 17:00 do të luhen dy takimet e fundit të javës së 27-të; Tirana-Dinamo City dhe Egnatia-Teuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?