Abissnet Superiore/ Java e tretë luhet e ndarë në tre ditë, priten duele interesante
“Abissnet Superiore” rikthehet këtë të premte me një tjetër javë emocionuese dhe që premton spektakël. Egnatia – Skënderbeu ngre siparin e javës së tretë të premten e 4 shtatorit. Takimi mes dy skuadrave do të zhvillohet në “Arena Egnatia” në orën 18:30.
Java vijon me dy sfida të tjera të shtunën. KF Laçi pret Teutën në shtëpi të shtunën në orën 16:00, ndërsa të kuqtë e Partizanit do të udhëtojnë drejt Shkodrës për t’u përballur me Vllazninë në “Loro Boriçi” në orën 18:30.
Më 6 shtator do të luhen dhe dy ndeshjet e fundit të javës së tretë. Tirana do të përballet me FK Vorën në “Selman Stërmasi” në orën 16:00, ndërsa siparin e javës së tretë do ta ulë sfida Dinamo City – AF Elbasani në orën 18:30 në “Elbasan Arena”.
Java 3
Egnatia – Skënderbeu, 04.09.2026, 18:30
KF Laçi – Teuta, 05.09.2026, 16:00
Vllaznia – Partizani, 05.09.2026, 18:30
Tirana – FK Vora, 06.09.2026, 16:00
Dinamo City – AF Elbasani, 06.09.2026, 18:30
KOHA JONË SONDAZH

