Abramovich humb durimin me Muorinho, i preferuari i tij: Simeone i Atletico Madridit
Pozitat e skuadrës se Chelsea janë në vështirësi ndaj edhe e ardhmja e trajnerit Jose Mourinho, tashmë nuk është e sigurtë. Duket se Roman Abramovich e ka humbur “dashurinë” për portugezin Mourinho dhe emri që i pëlqen më shumë për të drejtuar skuadrën e tij është Diego Pablo Simeone.
Rezultatet shumë të dobëta të këtij fillim sezoni nga Chelsea nuk po e justifikojnë punën e “Special One”, por shkarkimi është një problem më tej, për shkak të pagës së tij të lartë.
Por, në rast se kjo situatë do të përkeqësohet edhe më shumë, nuk hidhet poshtë ideja e një trajneri “tranzit” deri në përfundimin e sezonit, për t’i hapur më pas rrugë Simeones për vitin 2016.
KOHA JONË SONDAZH

