Adani kritikon Zhegrovën: Është vetëm për 30 minuta lojë, nuk mund të qëndrojë te Juvja!

Juventusi shmangu humbjen në transfertën ndaj Cagliarit, duke marrë një barazim 1-1 falë golit të Randal Kolo Muanit në minutat e fundit. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti vuajti përballë vendasve, të cilët ishin shumë pranë një fitoreje të rëndësishme.

Pavarësisht barazimit, një nga lojtarët më të spikatur të Juventusit ishte Edon Zhegrova. Futbollisti kosovar u aktivizua në pjesën e dytë në vend të Francisco Conceiçãos dhe u shfaq ndër më të rrezikshmit në fazën ofensive.

Megjithatë, ish-futbollisti dhe analisti Lele Adani nuk i kurseu kritikat ndaj tij gjatë komentit pas ndeshjes në studiot e televizionit Rai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot futbolli është mjaft fleksibël dhe nuk është gabim të kesh disa ide të ndryshme loje, por problemi qëndron te kufizimet. Zhegrova është një lojtar për 30 minuta. Po çfarë bëjmë ne te Juventusi, mund të kemi futbollistë të tillë?! Duhen lojtarë që janë gati të luajnë si titullarë, jo futbollistë që aktivizohen vetëm për gjysmë ore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zhegrova është një lojtar i përshtatshëm për një skuadër që synon vendin e gjashtë, por hapin përpara e bën kur një futbollist si ai arrin të zhvillojë tri ndeshje radhazi në të njëjtin nivel”, deklaroi Adani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Politika 3457 (34.4%)
Shoqeria civile 6586 (65.6%)

Vota totale: 10043