“Adio” Totti! Roma i bën dalje për sezonin tjetër

Roma  e vitit 2016 nuk do të ketë në ekip kapitenin Francesco Totti. Numri 10 që ka ndarë në mes tifozerinë për shkak të 39 viteve që ka mbi supe, nuk do ta rinovojë kontratën që skadon pas një viti. Presidenti James Pallotta ka vendosur t’i japë fund një epoke historike për klubin por projekti i tij duhet të shikojë përpara dhe Totti mbetet një nyje që duhet zgjidhur. Sipas mediave italiane, kapitenit i është ofruar një rol drejtuesi në klub për të mos ndërprerë në mënyrën më të keqe marrëdhëniet, por sulmuesi dëshiron të vazhdojë edhe disa vjet si lojtar dhe destinacioni i tij mund të jetë larg Serie A. Në fund të sezonit, drejtuesit kanë vendosur të diskutojnë më konkretisht me sulmuesin që me Romën ka fituar 1 kampionat, 2 Kupa Italie, 2 Superkupa me 241 gola të shënuar në rreth 20 vjet karrierë. Zërat për largimin e Tottit dolën disa vjet më parë me afrimin e presidentit amerikan, por pavarësisht presionit të madh për ta aktivizuar titullar, ishte trajneri Luis Enrique ai që i tregoi në vazhdimësi rrugën e stolit, çka solli në kampin riomanist edhe përplasjet e para mes dy kampeve, atyre që e mbështesin Tottin si një lojtar ende të vlefshëm për skuadrën dhe pjesës tjetër që e shikon kapitenin si një pengesë për skuadrën. Me largimin e Luis Enriques kjo çështje nuk u mbyll sepse edhe Zeman nuk arriti të merrte një vendim përfundimtar, ndërsa në erën Rudi Garcia, Totti ka gjetur sërish vendin e titullarit pasi trajneri francez vazhdon t’i besojë kapitenit edhe pse paraqitjet e tij nuk mund të krahasohen me periudhën më të lavdishme të numrit 10 në “Olimpico”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?