Agim Ademi rizgjidhet në krye të FFK-së me 100% të votave

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor, ku është konfirmuar rizgjedhja e Agim Ademit në krye të federatës.

Ademi do të vazhdojë mandatin e tij për katër vite të tjera (2026-2030), duke marrë besimin e plotë të delegatëve. Nga 52 delegatë, ai mori 52 vota pro, pa asnjë kundër apo abstenim. Ai nuk kishte rivalë përballë, duke marrë mandatin e tretë radhazi. Ai u zgjodh për herë të parë në krye të institucionit që drejton futbollin e Kosovës në vitin 2018.

“Të dashur delegatë, vota juaj sot është besim për mua dhe për ekipin tim. Vota juaj është vlerësim i punës që kemi bërë së bashku dhe përkrahje për të ardhmen. Do të jem gjithmonë i gatshëm për ta ndihmuar futbollin”, deklaroi Ademi pas rizgjedhjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?