
Telenovela mes Romës dhe Milik, është thuajse drejt fundit. Sulmuesi polak është stërvitur këtë mëngjes në Castel Colturno, ndërkohë që agjenti i tij në Trigoria për të mbyllur marrëveshjen me verdhekuqtë.
Transferimi i tij te skuadra romane, do i hapte derën edhe lëvizjes së Edin Dzekos te Juventusi. Boshnjaku me shumë mundësi do të luajë ndeshjen e fundit me Romën të shtunën në mbrëmje ndaj Hellas Verona-s.
Milik te Roma do të transferohet për shifrën e 15 milionë euro, plus 7 bonus, ndërkohë që pritet të përfitojë nga 4.8 deri në 4.8 mln euro në sezon. /Koha Jone/
