Agjenti: Me Gattuson situata e Hysajt ka ndryshuar, është si me Sarrin
Elseid Hysaj mund të vijojë të jetë pjesë e Napolit edhe në sezonin e ardhshëm. Agjenti i tij, Mario Giuffredi duket se ka bërë një hap pas, duke u shprehur se futbollisti mund të vendosë që të mbetet në “San Paolo”. Në një intervistë për “Radio Punto Nuovo”, ai sqaroi se me Gattuson situata ka ndryshuar.
“Nuk kam asnjë lloj problemi me De Laurenttis, gjithçka që kam bërë, e kam bërë për lumturinë e të gjithë. Ka patur disa paqartësi për Mario Rui, Di Lorenzon dhe Hysaj, por nuk kam ndryshuar idenë për njerëzit. Kur Hysaj shkoi te Napoli fitonte 500 mijë euro, por nuk ishte nën kontratë me mua. Gjatë kampionatit mora prokurën nga presidenti, i cili u soll si zotërori dhe bëmë një kontratë të re për të vënë dukje vlerat e futbollistit.
Kemi pasur oferta edhe nga Bayerni për Hysajn, nuk duhet ta harrojmë se ka qenë një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në Itali me Sarrin. Duke veçuar periudhën me Ancelottin, me Gattuson, u bë Hysaj si i Sarrit. Gattuso dhe De Laurentiis duan ta mbajnë, kemi folur edhe për rinovimin, nuk është çështje parash. Është ai që duhet të vendosë nëse do të qëndrojë ose jo. Po paguan periudhën e 1 vit e gjysmë nën drejtimin e Ancelottit.
Në fund nuk mungon një koment edhe për punën e bërë nga trajneri Gattuso këtë sezon.
“Ka punuar ditë e natë nga pikëpamja taktike dhe mentale me skuadrës. Ka qenë shumë koherent, i respektueshëm dhe i sinqertë me futbollistët. Edhe djemtë janë treguar të zotë duke vijuar që të japin zemrën në fushë”, u shpreh Giuffredi. /R.Lika-Koha Jone/