FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agnelli: E ritheksoj, duam që të mbyllim këtë sezon në Seria A

Andrea Agnelli nuk ka dyshime, sezoni 2019/2020 në Seria A duhet të përfundojë. Presidenti i Juventusit ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, duke zbuluar pozicionin e skuadrës së tij, në këtë kohë pandemie.

“E ritheksoj fuqimisht që Juventusi ka vullnetin për të mbyllur kampionatin. Duke filluar stërvitjen më 18 maj, do të ketë kohë të mjaftueshme për të mbyllur sezonin. Në këtë mënyrë respektojmë edhe indikacionet e UEFA-s.

I bashkohem qëndrimit dhe punës së bërë nga presidenti Del Pino. Ju e dini që nuk jam shumë i pranishëm në media dhe preferojë heshtjen. Kjo nuk mund të shërbejë për të nxitur interpretime të pasakta për dëshirën e Juventusit. E ritheksoj me forcë që Juventus ka vullnetin e plotë për të mbyllur sezonin 2019-2020”, u shpreh Agnelli. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?