Aguero: Kemi frikë të rikthehemi, jemi nervoz dhe të kujdesshëm

Premier League por përgatit planin për rinisjen e stërvitjes në grup, por shumë futbollistë nuk ndihen të sigurt për të zbritur sërish në fushë. Sulmuesi i Manchester City-t, Sergio Aguero, rrëfen se është i shqetësuar për situatën dhe jep alarmin.

“Shumica e futbollistëve kanë frikë të kthehen për të luajtur, ata kanë fëmijë, kanë një familje. Dhe nëse dikush sëmuret, do të themi: çfarë po ndodh këtu?

Unë jam i mbyllur në shtëpi me partneren time. Ka njerëz që kanë Koronavirus dhe nuk kanë simptoma, por ata mund ta transmetojnë atë.

Unë mund ta kem vetë koronavirusin dhe as nuk e di. Kur të kthehemi në punë, lojtarët do të jenë nervozë dhe super të kujdesshëm. Shpresa është se do të gjendet së shpejti një vaksinë dhe gjithçka të mbarojë”, shpjegoi argjentinasi në një intervistë për programin “El Chiringuito”

 

SHKARKO APP