Ajax arkëton 200 milionë euro nga shtija e lojtarëve pas super sezonit në Championsit

Sezonin e kaluar, Ajax pati një ecuri të jashtëzakonshme në Champions League, duke arritur deri në gjysmëfinale. Në Holandë pati shumë dëshpërim kur Tottenham eliminoi Ajax-in në sekondat e fundit të ndeshjes së dytë dhe shkoi në finale ndaj Liverpool.

Megjithatë, më shumë se sa finalja, skuadra e Ajax-it ka përfituar nga talentet që kishte një sezon më parë, duke arkëtuar 220 milionë euro.

Shifra është arkëtuar pas shitjes së De Jong te Barcelona, De Ligt te Juventusi, Wober, Dolberg dhe deri te Hakim Ziyech, për të cilin Chelsea do të paguajë 44 milionë euro kur ai të kalojë në Londër gjatë verës.

SHKARKO APP