Ajax nderon legjendën holandeze, nuk ka më “Amsterdam Arena” por “Johan Cruyff Arena”

Stadiumi i Ajax mbante emrin “Amsterdam Arena”, ndërsa tani e tutje do të quhet “Johan Cruyff Arena”.

Ajax ku e nisi karrierën njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të futbollit, Johan Cruyff, ka vendosur t’ia vërë emrin e këtij të fundit stadiumit dhe kjo për nder të legjendës holandeze që të martën kishte edhe ditëlindjen e 70-të  dhe për nder të kësaj u konfirmua emri i ri i stadiumit.

Legjenda e futbollit u nda nga jeta me 24 mars të vitit 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cruyff ka qenë futbollist i Ajaxit për 9 vite, ndërsa ka qenë edhe yll i kombëtares holandeze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Karrierën më të madhe e bëri te Barcelona si lojtar dhe trajner.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?