Ajaxi si “minierë ari”, merr vlerësimin e madh nga CIES

Ajax është një nga skuadrat që gjithmonë ka nxjerrë futbollistë të mëdhenj. Së fundmi sajti i njohur i statistikave CIES, ka vlerësuar ekipin holandez.

Sipas Observatorit të Futbollit, Ajax është klubi më i mirë si trampolinë për pesë kampionatet elitarë europiane. Sipas të dhënave të studimit janë 22 lojtarë në 5 turnetë më të mirë (Francë, Spanjë, Gjermani, Angli e Itali) që vijnë nga shoqëria holandeze, që parakalon kështu Benficën (21) dhe Salzburg (20).

Sigurisht nuk bëhet fjalë vetëm për numra, por edhe për vlerë, teksa ekipi holandez është shumë më lart. Mjafton të kujtojmë dy daljet e fundit nga formacioni i Ten Hag janë Mathijs de Ligt tek Juventus dhe Frenkie de Jong tek Barcelona, për një total prej 160 milionë euro.

Fotografia e CIES Football Observatory

SHKARKO APP