Akord UEFA-ECA, formati aktual i Champions League do të ndryshojë

Mesa duket Champions League do të ndryshojë format. Të paktën sipas prestigjiozes “Times”, që flet për këmbënguljen e klubeve të mëdha europiane për të ndryshuar veprimtarinë kryesore në kontinent brenda vitit 2024.

Ideja është që veptimtaria të ketë 4 ndeshje më shumë sesa aktualisht dhe idetë janë dy: të rikthehen grupet e dyfishta ose të ndryshohen grupet duke i kthyer me gjashtë skuadra secilin. Mesa duket ka një akord me ECA-së dhe UEFA-s për këtë çështje.

Aktualisht, dy skuadrat që mbërrijnë në fund të turneut dhe diskutojnë finalen e madhe, zhvillojnë secila nga 13 ndeshje, ndërsa me formulën e re do të luanin nga 17 ndeshje secila.

SHKARKO APP