FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzat e Klopp: Altetico Madrid përdori “magjinë e zezë” në sfidën e parë

Liverpool dhe Atletico Madrid do të ndeshen nesër në orën 21:00 në “Anfield Road”, sfida e kthimit e Champions League. Në Spanjë, Atletico triumfoi 1-0 ndeshjen e parë, falë një goli të Saul që në minutën e katërt.

Klopp ka dalë në konferencë për shtyp sot para sfidës së kthimit, duke lëshuar një akuzë të rëndë ndaj rivalit. “Atletico përdori magjinë e zezë në ndeshjen e parë dhe në Anfield, nuk duhet ta lejojmë kurrsesi këtë gjë.

Simeone ka një skuadër cinike. Kur një lojtar i yni bënte një ndërhyrje jo të gabuar, sërish ndëshkohej… Uau! Lojtarët e Atleticos përplaseshin te lojtarët e mi dhe merrnin faull, ne merrnim kartonë. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpresoj që të gjithë lojtarët e mi të qëndrojnë në fushë për 90 minuta. Gjithashtu, shpresoj që arbitrimi të jetë korrekt dhe të shohë gjithçka, në çdo moment, çdo episod. Do të na duhet të luajmë si trima, të bëjmë një futboll më të shpejtë për të fituar. Do të jetë një atmosferë tjetër në Anfield, padiskutim, dhe lojtarët do të kenë motivimin e duhur për tu kualifikuar”, tha mes të tjerash Klopp.

Swiss Digital Mobile Reklama
Klopp & Robertson's Champions League press conference | Atletico Madrid

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?