Akuzat e Riberi: Topi i Artë, një çmim politik

Frank Riberi iu rikthehet edhe një herë polemikave rreth Topit të Artë, duke kujtuar se ky çmimin individual është politik dhe mbetet një lojë mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit.

Dy sulmuesit që mbrojnë ngjyrat e Realit të Madridit dhe Barcelonës e kanë bërë pronë të tyre këtë trofe në 7 edicionet e fundit dhe sipas Riberi, askush nuk mund t'i rivalizojë dy yjet e Primera Division:

"Për aq kohë se Ronaldo dhe Mesi do të jenë në qarkullim, finalisti i tretë duhet ta ketë të qartë se përballë tyre nuk do të ketë shanse për të fituar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e njëjta histori çdo vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk e di se cfarë duhet të fitojë një futbollist për ta fituar Topin e Artë.

Manuel Nojer është portieri më i mirë në botë në dy-tre vitet e fundit, ai fitoi trofe të rëndësishëm me Bajernin, triumfoi në Kupën e Botës si dhe u shpall gardiani më i mirë në Brazil 2014.

Me sa duket kjo nuk mjafton dhe unë thjesht nuk e kuptoj këtë gjë.

Për mua është cmimi i Topit të Artë është politik."

Frank Riberi u rendit i tretë në këtë garë për vitin 2013, ndonëse kishte luajtur një rol kyc te Bajerni, që nën drejtimin e Jup Heinkens fitoi gjithcka në atë vit.

Francezi pasi humbi Kupën e Botës për arsye dëmtimi u tërhoq përfundimisht nga kombëtarja, për t'iu përkushtuar vetëm Bayernit të Mynihut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?