Alaba dëmtohet rëndë, Bayern pa mbrojtësin deri në finalen e Champions
Bayern Mynih humbet një nga lojtarët kyç për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Bavarezët mund të mos e ndjejnë mungesën e tij në ndeshjet e kampionatit gjerman, por me siguri në ato të Champions League, ku të besuarit e Pep Gurdiola kanë ambicie për të ngritur trofeun. David Alaba u dëmtua rëndë dhe këputi ligamentin e gjurit të majtë në miqësoren e fundit, mes Austrisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Sipas mjekëve të skuadrës, atij do t’i duhet të qëndrojë për shtatë javë në infermieri për t’u vënë më pas nën urdhrat e Pep Guardiolas. Praktikisht, 22-vjeçari e ka humbur sezonin edhe pse teorikisht ekziston mundësia që ai të jetë gati për finalen e Champions League, nëse Bayern arrin deri atje, e programuar për t'u zhvilluar më 6 qershor. Gjatë dy javëve të ardhshme Alaba do ta mbajë gjurin në allçi, më pas do të mbajë një mburojë metalike për të kontrolluar lëvizjet e gjurit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, lojtari do të filloi ushtrimet me topin pas katër javësh. Mbrojtësi do të humbasë thuajse të gjitha ndeshjet vendimtarë të këtij sezoni, por shpreson të kthehet në fund të muajit maj, para se të jetë luajtur finalja e Kupës së Gjermanisë dhe finalja e Champions Leagues. Pas dëmtimit Alaba u shpreh se ishte shumë i mërzitur nga dëmtimi, por këmbënguli se kishte shumë besim se do të ishte gati për të dhënë kontribut për skuadrën në finalet e sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

