Alaba konfirmon zyrtarisht largimin nga Bayerni: Do provoj një aventurë të re!
David Alaba ka konfirmuar në një konferencë për shtyp se do të largohet nga Bayerni gjatë kësaj vere, pasi i përfundon kontrata. Pavarësisht se në Spanjë bëjnë me dije se ai ka arritur një akord me Realin, austriaku nuk ka preferuar që të japë asnjë indicie se cila do të jetë ekipi i tij i ardhshëm.
“Kam vendosur se për të provuar diçka të ri në sezonin e ardhshëm dhe do të largohem nga klubi aktual. Ka qenë një vendim shumë i vështirë. Nuk dua të them ende asgjë për ekipin e ardhshëm. Janë disa klube që janë interesuar për mua”, ka thënë Alaba.
Mbrojtësi i njohur mund të luajë si në krah ashtu edhe në qendër, ndaj është një zgjidhje perfekte, por kërkesat e tij financiare për pagën janë shumë të larta. /R.Lika-Koha Jone/