Alaba zgjidh 3 probleme te Reali, mbulon rolet e 5 futbollistëve

David Alaba ka nënshkruar një parakontratë për transferimin falas te Real Madrid gjatë verës. Mbrojtësi austriak do të jetë një goditje perfekte për Los Blancos, pasi mund të mbulojë disa pozicione në fushë. Alaba mund të aktivizohet si mbrojtës në krahun e majtë, në qendër apo edhe si mesfushor me tipare mbrojtëse.

Alaba si mbrojtës në të majtë

Marcelo ka bërë historinë me Real Madridin si mbrojtës i majtë, por vitin e ardhshëm do të mbushë 33 vjeç ndaj dhe nuk është në formën e tij më të mirë. Alaba është një garanci në këtë pozicion, madje mund të ketë edhe më shumë avantazh se Ferland Mendy, i cili këtë sezon ka shënuar vetëm 1 gola dhe ka dhënë dy asite.

Alaba si qendërmbrojtës

Me të ardhmen e Sergio Ramos që mbetet në dyshim, austriaku shihet si një zëvendësues i një kualiteti të lart. Ai mund të formojë një dyshe shumë të mirë me Varane. Këtë sezon në 24 ndeshje me Bayernin, në 21 prej tyre Alaba ka luajtur si qendërmbrojtës, ndaj dhe nuk është një pozicion që do ta ketë të vështirë për ta mbuluar. Nëse Ramos do të largohet, atëherë duket se shoku i ri i Varane në mbrojtje do të jetë Alaba.

Alaba si mesfushor me tipare mbrojtëse

Casemiro mban numrin 6 dhe mbulon këtë rol që nga viti 2015, por nuk mund të përjashtohet si indicie që ai të kërcënojë brazilianin nga minuta e parë. Austriaku dhe Llorente mund të jenë dy alternativa të mira gjatë sezonit. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP