Alarm në kampin e Gjermanisë, shfaqet një gjarpër helmues pranë bazës stërvitore

Kombëtarja e Gjermania po përballet me një problem të pazakontë gjatë përgatitjeve për Botërorin 2026. Jo një konflikt brenda skuadrës apo një dëmtim i rëndësishëm, por prania e një gjarpri helmues pranë kampit stërvitor ka ngritur shqetësime te lojtarët e trajnerit Julian Nagelsmann.

Kapiteni i Gjermanisë, Joshua Kimmich, konfirmoi se në bazën e ekipit në North Carolina është parë një gjarpër që besohet të jetë i llojit “Copperhead”, një specie helmues që gjendet shpesh në këtë rajon të Shteteve të Bashkuara.

“Kur dëgjon se çfarë lloj gjarpri është dhe çfarë mund të ndodhë nëse të kafshon, nuk të duket më aspak qesharake. Nëse kafshohesh, duhet të shkosh në spital. Nuk besoj se është vdekjeprurës, por sigurisht që është i rrezikshëm”, deklaroi Kimmich.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se situata po ndikon edhe në përqendrimin e futbollistëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi këtu për t’u përgatitur për turneun më të madh të futbollit dhe papritur lojtarët po shikojnë tokën para çdo hapi që hedhin”, tha kapiteni gjerman.

Ekspertët sqarojnë se kafshimi i gjarprit Copperhead rrallëherë është fatal, por kërkon trajtim të menjëhershëm mjekësor.

Problemi nuk kufizohet vetëm te Gjermania. Edhe kombëtarja e Norvegjia, ku luan ylli Erling Haaland, është e vendosur në North Carolina dhe po monitoron situatën. Kapiteni norvegjez Kristian Thorstvedt reagoi me humor, por edhe shqetësim, pasi mësoi se këta gjarpërinj janë të zakonshëm në zonë.

Ndërkohë, kombëtarja e Austria ka ndaluar lojtarët të përdorin biçikletat në kampin e saj në Santa Barbara për shkak të frikës nga gjarpërinjtë, ndërsa Zvicra ka izoluar një pjesë të kampit stërvitor në San Diego duke e shpallur atë si “zonë me gjarpërinj”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?