Alarm për bombë nga Irani gjatë emisionit të Championsit në Katar (VIDEO)
Momente paniku janë regjistruar në Katar gjatë një emisioni televiziv të dedikuar për UEFA Champions League në kanalin sportiv beIN Sports. Gjatë transmetimit live, programi u ndërpre papritur nga një alarm që erdhi nga pajisjet elektronike të disa prej personave të pranishëm në studion televizive. Sinjali paralajmëronte për ardhjen e mundshme të raketave nga Irani, duke shkaktuar momente shqetësimi në studio.
Prej disa ditësh, Katari ndodhet në gjendje alarmi për shkak të tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Autoritetet e vendit kanë raportuar se kanë interceptuar disa raketa të lëshuara nga Irani, në kuadër të konfliktit që po zhvillohet në rajon.
Në një video që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, shihet momenti kur drejtuesi i emisionit shpjegon situatën për teleshikuesit. Megjithatë, ai dhe katër personat e tjerë të pranishëm në studio ruajnë qetësinë dhe vazhdojnë transmetimin pa panik, pavarësisht alarmit që kishte ndërprerë programin.
During a Champions League broadcast on Bein Sport, phone alerts sound as missiles are launched from Iran. pic.twitter.com/DPso2cU7uJ
— International Ultras (@internaciultra) March 10, 2026
KOHA JONË SONDAZH

