Alarm te Brazili/ Neymar pëson dëmtim dhe rrezikon debutimin në Botërorin 2026

Ylli brazilian Neymar ka pësuar një tjetër problem fizik gjatë grumbullimit me kombëtaren e Brazilit për Botërorin 2026, duke u detyruar të ndalet për disa javë pas një dëmtimi muskulor në pulpë.

Konfederata Braziliane e Futbollit bëri të ditur se sulmuesi është diagnostikuar me një dëmtim muskulor të shkallës së dytë në zonën e pulpës, çka pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth dy deri në tre javë.

Lajmi u konfirmua nga mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar, i cili foli për gjendjen e futbollistit pas ekzaminimeve të kryera në qendrën stërvitore të Brazilit në Teresópolis.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot Neymar iu nënshtrua të gjitha testeve mjekësore, përfshirë rezonancën magnetike, e cila konfirmoi një dëmtim të shkallës së dytë në pulpë dhe jo vetëm një ënjtje. Presim që rikuperimi të zgjasë dy deri në tre javë”, deklaroi Lasmar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë e dëmtimit, Neymar do të mungojë në ndeshjet miqësore përgatitore të Brazilit dhe gjithashtu rrezikon të humbasë debutimin e kombëtares ndaj Marokut në Kupën e Botës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?