Alarm te Norvegjia para Anglisë, Solbakken: Lodhja dhe udhëtimet po na shkatërrojnë ekipin

Norvegjia po përballet me probleme serioze fizike vetëm pak ditë përpara çerekfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë, e cila do të zhvillohet të shtunën në Miami.

Trajneri Ståle Solbakken ka ngritur alarmin për gjendjen e skuadrës, duke theksuar se udhëtimet e vazhdueshme me avion nga kampi bazë në Karolinën e Veriut kanë konsumuar energjitë e futbollistëve dhe stafit, ndërsa ndryshimet e shpeshta të temperaturës, të shkaktuara nga kondicionerët, kanë ndikuar negativisht në gjendjen fizike të ekipit.

Sipas Solbakken, sulmuesi Jørgen Strand Larsen është dobësuar ndjeshëm për shkak të lodhjes, ndërsa mbrojtësi i ri Marcus Holmgren Pedersen është detyruar të mungojë për shkak të një gjendjeje të rënduar fizike dhe emocionale, pasi më herët kishte marrë përsipër të zëvendësonte të dëmtuarin Julian Ryerson.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me vetëm katër ditë në dispozicion para sfidës vendimtare me Anglinë, stafi mjekësor norvegjez është në garë me kohën për të rikuperuar sa më shumë lojtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas raportimeve, në ekip nuk dyshohet për ndonjë virus, por për një gjendje të përgjithshme rraskapitjeje fizike, e cila rrezikon të ndikojë ndjeshëm në formacionin titullar të Norvegjisë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të turneut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?