Alarmi i SHISH/Shqipëri-Francë nën rrezikun e ISIS, femrat futbolliste në panik
Terrorizimi mund të godasë edhe Shqipërinë dhe rasti më i mirë është ndeshja mes kombëtares së Femrave në futboll me atë të Francës. Kjo për faktin se sulmet e ISIS janë fokusuar kryesisht ndaj Francës dhe madje ndeshja miqësore Francë-Gjermani, ishte një ndër tre sulmet terroriste të javës së kaluar që tronditën Parisin.
Sinjalizimi se mund të ketë sulme të tilla edhe në Shqipëri është hënë nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Për rrezikun nga aktet e terrorizmit pak ditë përpara zhvillimit të ndeshjes së 27 nëntorit në stadiumin “Qemal Stafa”, “TV Klan” kishte përgatitur një lajm, që ndonëse nuk është konfirmuar nga zyrtarët më të lartë të FSHF-së, ka tronditur ambientet kuqezi të ekipit të femrave .
Sekretari i Përgjithshëm në FSHF, Ilir Shulku, ka mohuar të ketë dëgjuar për një rrezik të tillë.
Por lajmi ka shokuar trajnerin e Kombëtares së femrave, Altin Rraklli, si dhe futbollistet femra të kombëtares kuqezi, që po përgatiten për ndeshjen.
“Sinqerisht, jam i shokuar kur e dëgjova lajmin. Më duket e habitshme që një gjë e tillë të ndodhë edhe në futbollin e femrave. Personalisht, nuk kam asnjë dijeni për çështjen në fjalë, por siç pretendohet se nëse alarmi është dhënë nga një institucion serioz si Shërbimi Informativ Shtetëror, atëherë duhet të ketë diçka. Nëse është i vërtetë si informacion, nuk do të marrim njerëzit më qafë për një ndeshje futbolli”, u shpreh trajneri Rraklli.
Nëse ekziston si opsion një anulim i mundshëm i ndeshjes, Rraklli nuk e përjashtoi atë, “Po, ka mundësi që edhe të mos luhet,” – tha ai.
Të drejtën e anulimit të ndeshjes e ka UEFA dhe jo dy federatat, nëse këto të fundit sinjalizojnë për ndonjë rrezik, siç edhe po flitet. Nga pala franceze nuk ka asnjë reagim, pasi është pala shqiptare organizatore e ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

