Alarmohet Antonio Conte, 7 futbollistë të dëmtuar tek Interi

Interi siguroi një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që debutuan edhe dy afrimet e reja: Eriksen dhe Moses. Gjithsesi nuk kishte lajme të mira, pasi trajneri Antonio Conte duhet ta mendojë mirë formacionin ndaj Udineses në transfertë.

Buletini mjekësor i klubit zikaltër është i mbushur me 7 futbollist: De Vrij, Skriniar, D’Ambrosio, Sensi, Brozovic, Gagliardini dhe Borja Valero.

Në mbrojtje dhe në mesfushë janë vështirësit më të mëdha pavarësisht tri blerjeve të reja. Për De Vrij, Skriniar dhe D’Ambrosio bëhet fjalë vetëm për një gjendje gripale dhe me shumë mundësi do të zbresin në fushë në duelin e fundjavë.

Brozovic është na fazë riaftësimi, ndërkohë që Gagliardini do të qëndrojë edhe të paktën një muaj jashtë fushave të lojës. Mbetet për t’u parë situata e Sensit, i cili ka dhimbje në pulpën e këmbës së majtë dhe mund të rikuperohet për derbin e fundjavës së ardhshme, por situata do të analizohet ditë pas dite.

Conte për momentit duhet t’i gëzohet afrimit të Eriksen dhe formës fantastike të Barellës, teksa ndaj Udineses për shkak pezullimi do të mungojë edhe Lautaro Martinez. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP