Alban Aga: Tuchel po ndërton një Angli me ADN-në e Premier League, tani e përballojnë presionin

Gazetari sportiv Alban Aga vlerëson se trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, po arrin gradualisht të implementojë filozofinë e tij të lojës te “Tre Luanët”, duke ndërtuar një skuadër që reflekton intensitetin dhe ritmin karakteristik të Premier League.

Gjatë emisionit “Koha e Botërorit”, të moderuar nga Rozalb Lika, Aga kujtoi se që në prezantimin e tij si trajner i Anglisë, Tuchel kishte bërë të qartë vizionin e tij për kombëtaren.

“Thomas Tuchel deklaroi që në fillim se dëshironte të implementonte një stil loje të ngjashëm me atë të Premier League. Një futboll me ritëm të lartë, me intensitet dhe me theks të veçantë te përgatitja fizike. Në këtë aspekt, Anglia ka avantazh ndaj shumë kundërshtarëve”, u shpreh Aga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se futbollistët anglezë janë të mësuar me një ngarkesë të madhe ndeshjesh gjatë sezonit, duke konkurruar në Premier League, FA Cup dhe Carabao Cup, çka ndikon drejtpërdrejt në nivelin e tyre fizik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shpesh pas minutës së 60-të shohim që Anglia ka ende energji për të rritur ritmin e lojës, ndërsa kundërshtarët fillojnë të bien fizikisht. Kjo është një nga armët më të forta të kësaj skuadre.

Anglia ka krijuar një eksperiencë të madhe në ndeshjet me eliminim direkt gjatë tetë viteve të fundit. Këta janë lojtarë që dinë të menaxhojnë presionin e fazave vendimtare dhe kanë treguar se janë të aftë të avancojnë në kompeticione të mëdha”, përfundoi Aga.

Prova e radhës për ekipin e Tuchel do të jetë sot ndaj Congos, një kundërshtar që në fazën e grupeve ndali Portugalinë e Ronaldos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?