Alban Hoxha ndez derbin: Diferencë shumë e madhe, fitojmë!

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha vlerëson në maksimun derbin e së premtes kundër Tiranës në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superligës shqiptare.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Hoxha theksoi se kurrë më parë nuk ka përjetuar një derbi me 30 pikë diferencë mes skuadrave, ndonëse të tilla takime nuk vendosen nga pozicionet në renditje.

Derbet sezonet e fundit kanë rezultuar si ndeshje të radhës për Partizanin pasi keni 12 takime pa humbje. Mendoni se do të jetë i tillë edhe dueli i së premtes?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi ecurinë tonë në kampionat, nuki duhet të shikojmë se kë kemi përpara. Normalisht që derbi ka specifikat e tij megjithatë ne na duhet vetëm trepikëshi deri në fund të sezonit. Pra, nuk shikojmë se kemi derbi apo “X” apo “Y” skuadër përballë, llogaritë e Partizanit janë vetëm 3 pikësha deri në javën e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Keni përjetuar ndonjëherë derbi ku dy skuadrat kanë diferencë 30-pikëshe njëra nga tjetra. Partizani 62 pikë dhe Tirana 32?

Kjo është hera e parë që ndodh me mua. Megjithatë derbit gjithmonë kanë qenë i bukur dhe i paparashikueshëm . Ka pasur momente kur pozicionet e skuadrave në renditje nuk kanë ndikuar fare në derbi, pasi në të tilla ndeshje motivimi vjen vetvetiu. Terbi tashmë luhet edhe për tifozët edhe për kryeqytetin.

Kuksi apo Skënderbeu mbetet rivali më i fortë për Partizanin?

Të dy ekipet janë shumë të forta por deri në fund do të shikojmë kush do të jetë më i fortë i këtij sezoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?