Alban Meha bëhet me djalë, “Mirë se na erdhe Lounis!”
Alban Meha bëhet për herë të dytë baba. Ai ishte grumbulluar me kombëtaren para ndeshjes me Armeninë, por nuk mori garanci nga Gianni de Biasi, për një vend titullari, dhe duke qenë se priste t’i vinte në jetë fëmija i dytë, u nis drejt Gjermanisë për t’i qëndruar pranë bashkëshortes së tij dhe për të festuar ardhjen në jetë të djalit. – “Mirë se na erdhe Lounis Meha,” – shkruan Albani gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar, kur edhe erdhi në jetë djali i tij i parë dhe fëmija i dytë, pas vajzës . Alban Meha aktivizohet në Bundesligë me Paderborn dhe mori urime të shumta, përveç familjarëve dhe të afërmve, nga tifozët e skuadrës së tij, por sidomos nga tifozët Kuqezi.
KOHA JONË SONDAZH

