Alcantara gati firmën me klubin e madh
Thiago Alcantara nuk do të largohet nga Bajerni pasi është treguar i gatshëm për të rinovuar kontratën e tij.
Sipas burimeve të përditshmes gjermane “Kicker”, mesfushori spanjoll është afër finalizimit të marrëveshjes së re deri më 2021, shkruan “Calciomercato.it”, transmeton SYRI.net.
Kohët e fundit Alcantara spekulohej se mund të rikthehet në Barcelonë, por tashmë duket se gjithçka po shkon drejt finalizimit.
Kujtojmë që kontrata aktuale Thiagos i skadon në vitin 2019. / SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

