Ali Sue fiton “Këpucën e Artë”, fiton garën me Sindrit Gurin

Skënderbeu ka fituar titullin kampion këtë sezon, por gëzimi për sulmuesin e tyre Ali Soue është i dyfishtë. Bomberi ka arritur që të fitojë duelin ndaj Sindrit Gurin për “Këpucën e Artë”.

Sulmuesi i korçarëve ka shënuar këtë sezon 21 gola, nga të cilët vetëm një me penallti, duke qenë vendimtar. Ai nuk u akvizua për asnjë minutë në ndeshjen ndaj Vllaznisë, por rivali i tij, Sindrit Guri gjeti vetëm njëherë rrugën e rrjetës ndaj Flamurtarit, duke qëndruar në kuotën e 20 golave.

Sulmuesi shkodran, ashtu si Soue ka shënuar vetëm një gol me penallti. I treti në këtë listë, renditet sulmuesi i Laçit, Rexhinaldo me 17 gola të shënuar.

 

SHKARKO APP