FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alisson zgjedh Juventusin, portieri brazilian kërkon largimin nga Liverpool

Alisson Becker ka vendosur të vazhdojë karrierën te Juventus, me portierin brazilian që ka arritur një marrëveshje paraprake me klubin bardhezi për një kontratë trevjeçare me pagë rreth 5 milionë euro në sezon.

Sipas raportimeve të “Tuttosport”, gardiani i kombëtares braziliane tashmë i ka dhënë mandat stafit të tij për të organizuar një takim urgjent me drejtuesit e Liverpoolit, me synimin për të negociuar largimin nga “Anfield” gjatë merkatos së verës.

Alisson shpreson që klubi anglez të respektojë dëshirën e tij, pas viteve të suksesshme të kaluara së bashku. Megjithatë, situata mbetet e ndërlikuar, pasi Liverpool aktivizoi së fundmi opsionin e rinovimit të kontratës së tij deri në vitin 2027, për të shmangur largimin me parametra zero.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një faktor që po e shtyn brazilianin drejt largimit është edhe afrimi i mundshëm i Giorgi Mamardashvili në skuadrën angleze. Në Torino, Alisson konsiderohet si profili ideal për të garantuar eksperiencë dhe siguri në portë, teksa vetë lojtari e sheh Juventusin si destinacionin perfekt për të mbyllur karrierën në nivelet më të larta të futbollit europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë negociatat pritet të fokusohen te shifra e kartonit. Juventusi nuk dëshiron të bëjë shpenzime të çmendura, ndërsa Liverpool aktualisht vlerëson portierin mes 15 dhe 20 milionë eurove. Në këtë pikë, roli i Alisson mund të jetë vendimtar për të bindur klubin anglez të ulë pretendimet financiare dhe për të bërë realitet transferimin e tij në Serie A.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?