Allegri e do te Juvja, United fikson çmimin për shitjen e Paul Pogba

Manchester United mund të lejojë largimin e Paul Pogba gjatë kësaj vere, por jo për një shifër të ulët. “Djajtë e Kuq” e kanë kuptuar dëshirën e lojtarit për të provuar një aventurë të re dhe e kanë nxjerrë në merkato.

Klubi anglez kërkon 80 milion euro për të lënë të lirë 28-vjeçarin, për të cilin shpenzoi 35 milion më shumë për ta blerë nga Juventusi në verën e vitit 2016. Pikërisht klubi italian, aty ku Pogba kaloi katër sezone fantastike, pritet të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Max Allegri e do sërish në skuadër.

Shuma e kërkuar nga United është e konsiderueshme, teksa edhe agjenti i kampionit të botës, Mino Raiola, ka kërkesa të larta sa i përket rrogës së lojtarit dhe komisioneve të operacionit. Juventusi është i interesuar prej kohësh për të rikthyer mesfushorin në Torinon bardhezi, por shifra prej 80 milionë eurosh e bën të vështirë këtë lëvizje për në verë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?