Allegri jep leksione: Në futboll rëndësi në fund ka vetëm rezultati!

Në prag të ndeshjes kundër Genoa, Massimiliano Allegri ka ndarë filozofinë e tij mbi rolin e trajnerit dhe mënyrën se si ndërtohet suksesi në futboll. Tekniku italian theksoi se gjatë fillimeve të karrierës së tij është përpjekur të mësojë nga trajnerët më të mëdhenj, por me kalimin e kohës ka kuptuar se nuk ekziston një recetë universale për të fituar.

“Sikur të kishte vetëm një metodë, të gjithë do ta përdornin. Në realitet, futbolli është i përbërë nga shumë rrugë të ndryshme drejt suksesit”, u shpreh Allegri. Sipas tij, çdo ekip dhe çdo lojtar ka karakteristikat e veta, ndaj detyra kryesore e trajnerit është t’i vendosë lojtarët në kushtet më të mira për të shprehur potencialin e tyre.

Allegri pranoi se edhe vetë profesioni i trajnerit është i vështirë për t’u përkufizuar: “Si bëhesh trajner? Është diçka që nuk shpjegohet lehtë. Gjithçka duket më e thjeshtë nga sa mendohet. Edhe trajnerët janë të ndryshëm mes tyre, ashtu si lojtarët. Në fund, ajo që vlen është rezultati, pavarësisht mënyrës se si arrihet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tekniku italian e zgjeroi këtë koncept edhe për sportet e tjera, duke nënvizuar se nuk ka një model unik as në disiplina si tenisi, por shumë stile që mund të çojnë drejt fitores.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

I mirë 12414 (48%)
I keq 11120 (43%)
Çka 2341 (9%)

Vota totale: 25875