Allegri lëshon batutën e radhës: Juventusi si Sinner, Inter si Djokovic

Max Allegri vazhdon “thumbimet” në distancë me Interin, rivalin direkt për titullin kampion. Bardhezinjtë kryesojnë Serie A me një pikë më shumë se zikaltrit, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak. Bardhezinjtë presin Empolin në “Allianz Stadium”.

“Ndaj Empolit na pret një ndeshje e vështirë. Ata kanë ndërruar trajner dhe vijnë nga fitorja përballë Monzës. Ndeshjet duhen fituar në fushë, duhet ta respektojmë Empolin.

Gara për titullin? Edhe Milani është në garë për titullin. Ata kanë grumbulluar më shumë pikë se sezonin e kaluar. Dhe e kaluan momentin e vështirë që patën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi mbetet skuadra favorite. Të jemi afër tyre është një motiv krenarie, sepse ata po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Gjithsesi, ne nuk duhet të kënaqemi me kaq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Juventus-Inter si Sinner-Djokovic? Dua të komplimentoj Sinner, por është gjithmonë kënaqësi të shohësh Djokovic duke luajtur.

Nëse më duhet të zgjedh, duke qenë se ai është më i ri, do të thoja se ne jemi Sinner dhe ata Djokovic. Por të mos ofendohet kush, pasi po bëj shaka”, theksoi Allegri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?