Allegri mendon të surprizojë Juventusin, ja plani i tij për formacionin të dielën

Një ndeshje me shumë peshë e pret Milanin këtë të diel në Torino kundër Juventusit. Për kuqezinjtë e drejtuar nga Massimiliano Allegri,  i cili do të rikthehet si kundërshtar në “shtëpinë” e tij të vjetër, Allianz Stadium, sfida është një mundësi e artë për të synuar kreun e renditjes pas suksesit ndaj Napolit kampion.

Trajneri Allegri duhet të bëjë llogaritë me mungesa të rëndësishme në repartin difensiv. Estupiñán është i pezulluar pas kartonit të kuq të marrë kundër Napolit, ndërsa Fikayo Tomori është në dyshim të madh për shkak të një shqetësimi muskulor dhe ende nuk është rikthyer në stërvitje me grupin. Në vend të tij pritet të aktivizohet i riu Koni De Winter, i cili ka bindur në rastet kur është hedhur në fushë, ndërsa në krahun tjetër do të ketë hapësirë Davide Bartesaghi, produkt i akademisë kuqezi.

Në fazën ofensive, Christian Pulisic mbetet i vetmi i sigurt për një vend titullari falë formës së shkëlqyer dhe katër golave të shënuar deri tani. Përkrah tij, Allegri ka disa dilema. Rafael Leao është rikthyer dhe kërkon golin e parë sezonal, ashtu si edhe Nkunku e Santiago Gimenez, që synojnë të zhbllokohen pikërisht në sfidën kundër bardhezinjve. Deri tani, me gjithë mungesën e finalizimit, Gimenez ka marrë vlerësime për lojën e tij dhe mbetet kandidati kryesor për një vend në sulm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, trajneri toskan njihet për surprizat e tij dhe nuk përjashtohet një “lëvizje alla Allegri”: aktivizimi i Ruben Loftus-Cheek si sulmues qendre, rol që e provoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Udineses.

Swiss Digital Mobile Reklama

Milan kërkon të konfirmojë momentin pozitiv dhe të dërgojë një mesazh të qartë për garën e titullit duke mposhtur Juventusin në shtëpinë e tij. Për Allegrin, kjo ndeshje ka një domethënie të veçantë: rikthimi si kundërshtar në stadiumin ku shkroi faqe të rëndësishme të karrierës së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?